Rritet fluksi në portin e Vlorës, emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.12.2025, 10:38

Fluksi i udhëtimeve në portin detar të Vlorës po shënon rritje të ndjeshme në ditët para festave të fundvitit, teksa shumë emigrantë po kthehen në Shqipëri për të festuar pranë familjeve të tyre.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, në port kanë zbarkuar rreth 446 pasagjerë. Paralelisht, janë regjistruar edhe 109 automjete, si dhe një numër kamionësh dhe autobusësh, duke reflektuar një shtim të qarkullimit detar krahasuar me ditët e zakonshme.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se masat janë forcuar për të përballuar fluksin dhe për të garantuar një proces të rregullt dhe të sigurt për udhëtarët gjatë kësaj periudhe festive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit