Mërgimtarët sot hedhin votën për zgjedhjet në Kosovë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.12.2025, 09:22

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit sot kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, nga ora 07:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 19 mijë votues të regjistruar mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, të shpërndara në disa shtete të botës.

Procesi i votimit po zhvillohet në gjithsej 40 vendvotime, të organizuara në ambasada dhe konsullata të Kosovës në 18 shtete. Ligji i ndryshuar për zgjedhjet u mundëson qytetarëve jashtë vendit të votojnë në tri forma: përmes postës, duke dërguar pakon në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, ose duke votuar drejtpërdrejt në përfaqësi diplomatike.

Nga KQZ është bërë e ditur se shumica e mërgimtarëve kanë zgjedhur votimin me postë, ndërsa për votimin fizik lejohen dokumentet identifikuese të Kosovës edhe nëse janë të skaduara. Vota e diasporës po merr gjithnjë e më shumë peshë në proceset zgjedhore dhe pritet të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në këto zgjedhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit