Aksident gjatë natës në Tiranë, plagoset polici i “Shqiponjës”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.12.2025, 08:51

Një punonjës i forcave speciale “Shqiponja” ka mbetur i lënduar në këmbë pas një aksidenti rrugor ku është përfshirë një automjet transporti.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga mjekët.

Shkaqet dhe dinamika e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe pritet një njoftim zyrtar në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit