Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 11:53 në autostradën Tiranë–Durrës, si pasojë e një parakalimi të gabuar në krahun e djathtë. Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, të dërguara nga një qytetar nga vendngjarja, tregojnë momentet pas përplasjes.
Sipas informacioneve të bëra me dije nga një dëshmitar në vendngjarje, në automjetin që shkaktoi aksidentin ndodheshin katër të rinj të moshës 18–19 vjeç. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Siç mësohet, mjeti që tentoi parakalimin është përplasur me makinën që ndodhej përpara, e cila më pas ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.
JOQ Albania u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, pasi pasojat mund të jenë fatale. Kujdesi në timon shpëton jetë!