Festa e Vitit të Ri në restorante dhe resorte: çmimet nga Tirana tek bregdeti

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.12.2025, 21:28

Ndërsa Viti i Ri po afron, gjithnjë e më shumë shqiptarë po zgjedhin ta festojnë natën e ndërrimit të viteve në restorante dhe hotele, në vend të darkës tradicionale familjare në shtëpi. Ofertat festive variojnë ndjeshëm sipas zonës dhe shërbimeve të përfshira në paketë.

Në Tiranë, restorantet ofrojnë kryesisht menu fikse me disa pjata dhe ëmbëlsirë, me çmime që nisin nga rreth 8 000 deri në 13 000 lekë për person në lokalet e mesme. Në ambientet më të sofistikuara ose me program të plotë festiv, çmimet rriten ndjeshëm dhe shpesh ndahen mes opsionit “vetëm darkë” dhe “darkë + paketë festive”.

Në juglindje, mbrëmjet gala kombinojnë menu tradicionale me atmosferë festive. Në Korçë dhe zonat përreth, çmimet lëvizin kryesisht nga 8 500 deri në 10 000 lekë për person, zakonisht me pije pa limit dhe tarifa të reduktuara për fëmijët. Në Voskopojë, ofertat shpesh lidhen me akomodimin dhe çmimet komunikohen me rezervim.

Në Durrës, tregu dominohet nga hotelet dhe resortet. Çmimet për darkën gala nisin nga 80–100 euro për person, ndërsa paketat me akomodim variojnë nga 125 deri në 170 euro.

Në Vlorë, opsionet standarde ofrohen rreth 80–100 euro, ndërsa resortet me paketa të zgjeruara festive dhe qëndrime disa-ditore arrijnë nga 159 deri në 299 euro.

Në veri, çmimet janë më të moderuara. Në Shkodër, paketat festive nisin nga rreth 80 euro dhe shkojnë deri në 95 euro, veçanërisht kur përfshijnë edhe akomodimin.

Sipas operatorëve të tregut, çmimi i natës së ndërrimit të viteve nuk përcaktohet vetëm nga menuja, por nga paketa e plotë që përfshin ushqimin, pijet, muzikën, shfaqjet festive dhe, në shumë raste, akomodimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit