Euro bie në minimum historik ndaj lekut gjatë festave të fundvitit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.12.2025, 20:34

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditëve të fundit, duke arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Agjentët e këmbimit valutor shpjegojnë se rënia lidhet me ofertën e shtuar të valutës në treg, një fenomen sezonal i zakonshëm për periudhën e fundvitit. Kthimi i emigrantëve për festat sjell flukse më të larta të euros, duke ushtruar presion rënës mbi kursin.

Në terma vjetorë, euro rezulton rreth 2.1% më e dobët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, sipas ekspertëve, stabiliteti relativ i kursit gjatë vitit 2025 nuk i detyrohet vetëm tregut, por edhe ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë.

Banka Qendrore ka vijuar blerjet e valutës edhe gjatë këtij viti. Deri në fund të 9-mujorit 2025, ajo ka blerë rreth 800 milionë euro, ndërsa gjatë vitit 2024 kishte blerë 933 milionë euro. Pa këto ndërhyrje, euro pritet të kishte rënë edhe më tej ndaj lekut.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se në vitin 2026 do të rrisë blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm, duke synuar deri në 450 milionë euro përmes ankandeve, me qëllim forcimin e rezervës valutore të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit