Si po na vjedhin tregtarët për Vitin e Ri, shporta e fundvitit më e shtrenjtë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.12.2025, 19:10

Darka e Vitit të Ri do t’u kushtojë më shumë familjeve shqiptare këtë vit, pasi çmimet e produkteve bazë janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Në tregje, gjeli dhe pula e detit shiten nga 1 000 deri në 1 200 lekë/kg, ndërsa mishi është 50–200 lekë më i shtrenjtë se një vit më parë.

Sipas INSTAT, djathi i bardhë ka kaluar 900 lekë/kg, ndërsa qumështi dhe kosi arrijnë deri në 200 lekë. Edhe frutat e perimet janë shtrenjtuar, madje deri në 20% më shumë krahasuar me një muaj më parë.

Qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme në raport me pagat dhe pensionet, pasi një darkë familjare e thjeshtë mund të kushtojë mbi 200 euro, gati gjysma e pagës minimale.

Eksperti Fatos Çoçoli e lidh rritjen e çmimeve me mungesën e prodhimit vendas, veçanërisht në blegtori, ndërsa ekspertja Teuta Nunaj thekson se tregtarët po abuzojnë me kërkesën e lartë festive, pa reflektuar as zhvlerësimin e euros në çmimet e produkteve të importuara.

Sipas ekspertëve, çmimet ushqimore janë rritur mesatarisht 5–6% krahasuar me vitin e kaluar, duke e bërë shportën e fundvitit më të shtrenjtë. Ata kërkojnë kontrolle të vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në periudhën e festave, për të mbrojtur konsumatorët nga abuzimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit