Ndërkohë që SPAK po e kërkon me ngulm në gjyq për skandalet e mëdha me tenderat, ku flitet për mbi 1.1 miliard euro, zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, po i bën punët ndryshe. Në rrjetet sociale, ajo ka shpërndarë foto nga festa e Krishtlindjes, duke u dukur e qeshur dhe plot gëzim me familje të Lushnjes, sikur asgjë nuk ndodh.
Ndërsa njerëzit presin përgjigje për miliona euro, zonja Balluku zgjedh të tregojë qetësi dhe buzëqeshje, si të mos kishte asnjë problem. Ky ndryshim nga serioziteti i hetimeve në atmosferën festive nuk ka kaluar pa u vënë re nga komentuesit, të cilët e shohin si një mënyrë për t’i treguar SPAK-ut se po e sfidon.
Në vend që t’i japë llogari drejtësisë, ajo duket sikur thotë, “Festojmë dhe bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë”. Në një kohë kur skandalet e mëdha po trondisin vendin, kjo sjellje po duket si një tallje me qytetarët dhe drejtësinë, një mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë me buzëqeshje dhe dhurata festive.
Me këtë ritëm të drejtësisë, Balluku do të konsumojë bakllavanë e Vitit të Ri jashtë burgut, duke gëzuar e buzëqeshur me lekët e shqiptarëve që i vodhi natë e ditë!
