Mëngjesin e sotëm janë regjistruar reshje bore në fshatin turistik të Dardhës, në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit dhe në Voskopojë e Vithkuq ku firmat nënkontraktore po punojnë për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre.
Edhe pse policia rrugore apelon për kujdes të shtuar dhe përdorimin e gomave dimërore, një qytetar ka denoncuar një situatë më problematike.
Ai shprehet se në rrugën e Voskopojës kanë hedhur vaj, gjë që rrezikon drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në kthesat e rrugës ku koncentrimi i vajit është më i madh.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në këtë aks pasi mundësitë për aksidente janë të mëdha.
Sipas sinoptikanëve, temperaturat ditën e sotme në zonat malore do të shkojnë deri në -5°C, ndërsa gjatë kësaj jave priten reshje dëbore me intensitet të lartë dhe temperatura deri në -10°C.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq Sot ne rrugen e Voskopojes kishin hedhur vaj qe rezikon aksidente. Po ishte vaj dhe neper kthesa kishte me shum