Balluku- Berberit: Ulaj do bëhet ushtar i imi, Agollin e bëri mbret

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.12.2025, 14:00

SPAK ka zbardhur komunikime të zhvilluara në aplikacionin “Signal” mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, të gjetura në telefonin “BlackBerry” të sekuestruar këtij të fundit, në kuadër të hetimit për aferën e tunelit të Llogarasë. Mesazhet, të datës 15 qershor 2021, i referohen takimeve me “Bashkimin”, zhvillimeve në kantier, si dhe ardhjes së vinçit për trarët e një ure, duke sugjeruar ndjekje të afërt të ecurisë së punimeve.

Në një tjetër komunikim, Balluku shprehet se po i bënte “nderin e jetës” me projektin Thumanë–Kashar, duke e përshkruar personin në fjalë si të izoluar dhe të pashpresë, ndërsa sipas SPAK këto mesazhe i referohen Bashkim Ulajt të shoqërisë “Gener 2”, fituese e koncesionit/PPP për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar, me vlerë rreth 245.7 milionë euro. Kontrata e koncesionit u lidh më 9 maj 2022 mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. dhe “G2 Infra” sh.p.k.

Në bisedë Balluku thotë se Ulaj nuk e shiti kurrë Agollin, duke iu referuar Dritan Agollit, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Biseda mes Ballukut dhe Berberit:

Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.

Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.

Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.

Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis

Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.

Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.

Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.

Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit