Betonizimi i llixhave të Bënjës s’ka të ndalur, fadromat e kamionët në mesin e pushuesve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.12.2025, 13:38

Llixhat e Bënjës në Përmet dita ditës po shndërrohen nga pasuri natyrore unike në hapësirë artificiale dhe të betonizuara.

Vaskat natyrore, të cilat tërhiqnin vizitorë nga e gjithë vendi dhe bota për bukurinë dhe autenticitetin e tyre, po betonohen, duke zhdukur ekosistemet dhe organizmat që jetonin aty.

Në një video të mbërritur në redaksinë tonë mund të shihni se si fadromat e kamionët vijojnë punën e tyre për gërryerjen dhe betonzimin e një prej ekosistemeve natyrore më të bukura që ka vendi, ndërkohë që pushuesit lahen në vaska.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është vetëm një ndërhyrje infrastrukturore: betonimi i vaskave po shkatërron ekuilibrin natyror të ujit, po rrezikon cilësinë e ujit termal dhe po krijon nevojën për riparime të shpeshta. Forma natyrore e ujit, që ndihmonte në ngadalësimin e rrjedhës dhe ruajtjen e ekosistemit, po zëvendësohet me struktura që favorizojnë erozionin dhe degradimin afatgjatë.

Qytetarët shprehin shqetësim se kjo ndërhyrje nuk është mbrojtje apo zhvillim, por një dëmtim i qëllimshëm i një pasurie natyrore, me pasoja të rënda afatgjata për natyrën, turizmin dhe ekonominë lokale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit