Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, institucionet në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.12.2025, 13:23

Një denoncim shqetësues ka mbërritur lidhur me ndotjen e lumit Devoll, një nga degët kryesore të lumit Seman. Sipas denoncuesit, ndotja vijon prej më shumë se një dekade, pa asnjë reagim apo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Denoncuesi shprehet se kjo situatë përbën një krim të rëndë mjedisor, ndërsa ka dërguar edhe pamje që tregojnë gjendjen alarmante të lumit, duke kërkuar masa urgjente për ndalimin e ndotjes dhe mbrojtjen e mjedisit.

"Nuk ka krim më të madh se sa ndotja e një nga degëve të lumit Seman që është lumi Devoll. Kjo ndodh ka një dekadë dhe nuk i bëhet vonë askujt', shkruan denoncuesi.

As bashkia e Maliqit me kryetar Gëzim Topçiu dhe as bashkia e Devollit me kryetar Eduard Duro nuk kanë marrë masa për krimin mjedisor në fjalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit