Erdogan i dhuroi Ramës avion VIP, fatura 1 mld $ që do paguajnë shqiptarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.12.2025, 11:22

Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, i konfiguruar posaçërisht për përdorim shtetëror dhe diplomatik. Avioni, i cili më parë është operuar nga Turkish Airlines, transferohet pa kosto për palën shqiptare, ndërsa shpenzimet administrative të dhurimit mbulohen nga Turqia. Menaxhimi, administrimi dhe përgjegjësitë teknike të tij do t’i kalojnë autoriteteve shqiptare, konkretisht Forcave të Armatosura, por pa u përdorur për qëllime ushtarake.

Sipas marrëveshjes së publikuar, Shqipëria ka detyrimin që për një periudhë 24-mujore pas dorëzimit, ose deri në kryerjen e rishikimit të parë madhor teknik, të mbajë me shpenzimet e veta një sigurim të plotë përgjegjësie për avionin. Ky sigurim duhet të mbulojë rreziqet ndaj palëve të treta, pasagjerëve, bagazheve, ngarkesës, si dhe çdo përgjegjësi ligjore, përfshirë edhe përgjegjësinë për produktet, me një limit të kombinuar jo më pak se 1 miliard dollarë amerikanë.

Në dokument parashikohet që Turqia dhe palët e tjera të mbrojtura të përfshihen si persona të siguruar shtesë, pa asnjë detyrim financiar për pagesën e primeve. Sigurimi duhet të ketë mbulim global, të jetë parësor dhe të mos cenohet nga veprimet apo mosveprimet e palëve të tjera. Avioni, me peshë maksimale 75,900 kg dhe motorë CFM56 me mbi 7,000 cikle të mbetura, konsiderohet një aset i besueshëm për përdorim qeveritar, duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Dokumenti i plotë i marrëveshjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit