Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas krizës energjetike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.12.2025, 10:30

Maqedonia e Veriut ndodhet në krizë energjetike pas ndërprerjeve në furnizimin me naftë nga Greqia. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 7 ditë, duke lejuar kompaninë shtetërore të energjetikës, ESM, të përdorë rezervat shtetërore të naftës pa të drejtë kompensimi. Ky vendim u mor pas kërkesës së vetë ESM-së, e cila njoftoi vështirësitë në sigurimin e lëndës djegëse për prodhimin e energjisë.

ESM thekson se vendimi është i nevojshëm për të siguruar teprica energjetike deri sa furnizimet ndërkufitare të rifillojnë normalisht. Pjesa më e madhe e elektricitetit në Maqedoninë e Veriut gjenerohet nga impiantet e ESM-së, të cilat varen nga linji dhe nafta që vjen nga Greqia, duke e bërë vendimin urgjent për stabilitetin e furnizimit energjetik në vend.

Krizën e ka shkaktuar, sipas ESM-së, bllokada e fermerëve grekë në rrugët kryesore të Greqisë veriore, në protestë ndaj vonesave në shpërndarjen e subvencioneve dhe rritjes së çmimeve të prodhimit. Bllokada ka paralizuar jo vetëm trafikun në Greqi, por edhe lëvizjet në autostradat kryesore dhe kalimet kufitare me Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, duke ndikuar drejtpërdrejt furnizimin me energji të vendit fqinj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit