Kanë kaluar më shumë se një javë nga afati 5-ditor i kërkuar nga SPAK, por Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ende nuk është mbledhur për të vijuar procedurën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pavarësisht se më 19 dhjetor u zhvillua mbledhja e parë dhe Prokuroria e Posaçme kërkoi qartë vijimin e procesit pas 5 ditësh, sot, më 26 dhjetor, nuk ka asnjë njoftim zyrtar për thirrjen e mbledhjes së radhës.
Deputetët anëtarë kanë marrë me vete USB-të që përmbajnë materialet hetimore. Vonesa ngre dyshime dhe shqetësim publik. Pse po vonohet mbledhja e Këshillit, teksa Balluku dyshohet për manipulim të tenderëve miliardësh dhe presion ndaj dëshmitarëve? Çfarë po pengon nisjen e shqyrtimit dhe a ka ndikime politike që shtyjnë procesin?
Me këtë vonesë, procedura e SPAK për Ballukun vazhdon të prodhojë pyetje kritike mbi përgjegjësinë dhe transparencën në vendimmarrjen e institucionit ligjor.