Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.12.2025, 08:47
Në rrugën “Memo Meto”, banorët e pallatit 59/1 po përballen me një problem serioz të kanalizimeve të bllokuara. Sipas tyre, pavarësisht ankesave të përsëritura pranë UKT-së, situata nuk është zgjidhur dhe prej dy ditësh linja është e bllokuar plotësisht, ndërkohë që problemi vazhdon prej më shumë se një muaji. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e situatës.
"Përshëndetje, po ju shkruaj për një problem te rruga "Memo Meto". Kemi një problem me kanalizimet, janë të bllokuara. Kemi bërë ankesa te UKT, kemi 2 ditë që është bllokuar komplet linja. Ky problem ka 1 muaj a më shumë. rruga "Memo Meto", pallati 59/1", shkruan banori.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR