URGJENTE/ Zhduket shtetasja turke në Tiranë, dyshohet se mund t’i bëjë keq vetes!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.12.2025, 22:47

Një thirrje urgjente për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një shtetas i huaj, i cili kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e bashkëshortes së tij, Mine Alp, shtetase turke me banim në Tiranë.

Sipas bashkëshortit, i cili është i alarmuar, Mine Alp është zhdukur prej 6 orësh nga banesa e tyre në zonën e Don Boskos. Ai tregon se kur është kthyer në shtëpi rreth orës 17:00, bashkëshortja nuk ndodhej aty, por kishte lënë një shënim, që ka shtuar dyshimet se ajo mund të jetë në rrezik për jetën.

Bashkëshorti shprehet se zonja vuan nga probleme shëndetësore dhe në të kaluarën ka tentuar t'i japë fund jetës, çka e bën këtë rast tepër emergjent. Ai ka njoftuar policinë, por kërkon ndihmën e menjëhershme të qytetarëve pasi çdo minutë vlen.

Familjari dyshon se bashkëshortja e tij mund të jetë regjistruar në një nga hotelet e Tiranës për të qëndruar e vetmuar. Ai u bën thirrje pronarëve dhe punonjësve të hoteleve/moteleve që të kontrollojnë listat e tyre për emrin Mine Alp.

JOQ Albania u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë parë këtë person, apo kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj, të njoftojnë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112 ose të shkruajnë në redaksinë tonë.

Ju lutemi, shpërndajeni këtë postim! Mund të shpëtojmë një jetë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit