Përplasje e fortë mes dy makinave në Levan–Tepelenë, vdes 16-vjeçari

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.12.2025, 20:14

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në zonën e njohur si kryqëzimi i Cakranit.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit Peugeot, shtetasi O. M., i dyshuar fillimisht rreth 19 vjeç por më pas sipas policisë 16 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për të ndihmuar në normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në akset me qarkullim të lartë.

Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit