“Labi” dhe bisedat e Agasit me Bllakon: Të bëjë letrat shpejt

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.12.2025, 16:10

Në dosjen hetimore të SPAK del në pah një episod i rëndësishëm që ilustron mënyrën se si funksiononte skema e ndikimit dhe presionit për përfitime të paligjshme. Në komunikimet mes Ergys Agasit dhe Alqi Bllakos, ky i fundit shprehet qartë: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërsa në një tjetër mesazh thekson “Të bëjë letrat shpejt”, duke nënkuptuar përshpejtimin e procedurave administrative për emërimin e një personi kyç në një shoqëri private. Sipas SPAK, këto mesazhe lidhen drejtpërdrejt me përpjekjet për të kapërcyer pengesat institucionale dhe për të siguruar kontrollin e një kompanie që kishte fituar një koncesion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Personi i përmendur me nofkën “Labi” identifikohet nga hetuesit si Elgert Bixha, të cilin Ergys Agasi synonte ta emëronte administrator të shoqërisë koncesionare. Dosja evidenton se në atë periudhë, ish-ministri Damian Gjiknuri konsiderohej pengesë për realizimin e këtyre planeve, çka ka sjellë komunikime me tone kërcënuese dhe aludime për përdorimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në një mesazh të datës 06.03.2019, Agasi shprehet: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj”, frazë që sipas SPAK tregon qartë “modus operandi”-n e grupit, ku presioni, intimidimi dhe ndërhyrjet e paligjshme përdoreshin për të “hequr” çdo pengesë që cënonte interesat e tyre financiare.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, ne bashkëpunim dhe me persona tëtjerë ende të paidentifikuar, kane planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe, me qëllim detyrimin e këtij të fundit për tërheqjen nga ankimimet e bëra pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Nga analizimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, bën të besohet fakti se heqja dorë e këtij shtetasi nga ankimimet e bëra pranë KPP-se, do t’i krijonte lehtësira të konsiderueshme shtetasve të sipërpërmendur, me qëllim vijimin e aktivitelit kriminalnë fushen e prokurimeve publike, aktivitet i cili ishte pezulluar në disa raste, për shkak të ankimimeve të bëra pranë KPP nga shoqëria “Advanced Business Solutions-ABS”.

Gjithashtu, nga deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, jemi njoftuar mbi faktin se shtetasi Erjon Ismaili (me detyrë zëvendës drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë), i ka kërkuar “të rrijë larg AKSHI”, fakt ky i cili përputhet gjithashtu dhe me rezultatin e pamjeve te këqyrura ne zyrën e shtetasit Ergys Agasi, pra se këta te fundit kanë lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkët.

Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për te cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emëroje si administrator ne një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar ne atë kohe nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bere pengese për realizimin e këtyre përfitimeve te paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në ketë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21 :54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj” ç’ka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri te larte shoqërore, për të “hequr” këto pengesa. “

Kjo rrethane, lidhet dhe me peng marrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si ne rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve te shumta pranë KPP-se, per procedural e prokurimit te zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjte. Ne vijim te këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm ne ngarkim te shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrës se shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen E pengmarrës, rezulton te jele ne pronësi te subjektit Merkaj 3″ sh.p.k., me nipt L3 I722005D, ne pronësi te shtetasit Endri Mcrkaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit