Aksident në Valias, përplasen Audi dhe Toyota, tre të plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.12.2025, 14:46

Një aksident rrugor është regjistruar sot, ku janë përfshirë dy automjete. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa në aksident janë përplasur një automjet tip Audi dhe një Toyota.

Sipas dëshmitarit okular, si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë dhe janë transportuar drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit