Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, plagoset një pasagjere

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.12.2025, 13:49

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit, pranë segmentit të njohur si “Ura e Vocit” në Bulqizë-Fushë Bulqizë, Dy automjete janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar pasoja serioze.

Si pasojë e përplasjes, një person, pasagjere, ka pësuar lëndime të rënda. Aksidenti është vënë re nga drejtues të tjerë mjetesh që po kalonin në këtë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor. Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit