Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, është bërë objekt vëmendjeje gjatë ceremonive të Krishtlindjes, pasi u ngatërrua gjatë urimit të saj publik. Teksa po fliste përpara mediave pas meshës festive, ajo u shfaq e emocionuar dhe duket se nuk e kuptoi se po transmetohej drejtpërdrejt, çka solli një ndërprerje të papritur të fjalës.
Momenti i sikletshëm u shoqërua me pauza dhe konfuzion, ndërsa prefektja kërkoi ndjesë dhe tentoi ta rifillonte mesazhin. Situata u regjistrua nga kamerat, duke u shpërndarë më pas në rrjetet sociale, ku ka ngjallur reagime dhe komente të shumta.