Si po ia dilni me trafikun e këtyre ditëve?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2025, 12:54

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e automjeteve që qarkullojnë në vendin tonë, por bashkë me to është shtuar edhe trafiku, në shumë zona i rënduar dhe i papërballueshëm.

Për shkak të mungesës së Bypass-eve, semaforëve dhe patrullave të Policisë Rrugore, shumë drejtues mjetesh shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke u bërë burim aksidenti për të tjerët.

Në pamje mund të shihni se si disa shoferë, në qytete të ndryshme, kryejnë manovra të rrezikshme që përkthehen në rrezik real aksidentesh.

Por për të shmangur incidente të tilla, drejtuesit e mjeteve duhet të respektojnë Kodin Rrugor dhe pse jo të dalin më herët nga shtëpitë e tyre për të mbërritur në kohë në destinacionet që synojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit