Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në qytetin e Kavajës. Biznesmeni Artur Ligeja ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili është arrestuar nga policia.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë në ambientet e biznesit në pronësi të Ligejas dhe i ka kërkuar para. Pas refuzimit të këtij të fundit, Velecia e ka sulmuar duke e goditur me thikë.
Burime bëjnë me dije se autori njihet si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa forcat e policisë ndodhen ende në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.