Ekranet nuk kanë moshë: Varësia nga teknologjia po prek edhe të moshuarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2025, 10:58

Për shumë vite, varësia nga teknologjia është parë si problem i të rinjve, por sot ekspertët vërejnë se ajo po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe tek të moshuarit. Edhe pse nuk janë rritur me internetin, shumë persona mbi 60 vjeç e kanë integruar teknologjinë në përditshmëri dhe e kanë të vështirë të shkëputen nga ekranet.

Në Britani, qendrat që trajtonin varësinë nga videolojërat tek të rinjtë po pranojnë tashmë edhe pacientë mbi 40 vjeç, madje është raportuar edhe rasti i një 72-vjeçareje të varur nga lojërat në telefon. Dalja në pension shpesh sjell më shumë kohë para ekraneve, jo më pak.

Të dhënat tregojnë se të moshuarit kalojnë më shumë orë para televizorit dhe internetit sesa të rinjtë, ndërsa përdorimi i tepërt lidhet me më pak aktivitet fizik dhe probleme me gjumin. Megjithatë, ekspertët theksojnë se përdorimi i moderuar i teknologjisë mund të ketë edhe efekte pozitive, duke ndihmuar komunikimin, shmangien e izolimit social dhe ruajtjen e funksioneve njohëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit