Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, Artur Ligeja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.12.2025, 10:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar çfarë ka ndodhur.

Gjithashtu, për të marrë informacion të plotë, po merret në pyetje edhe vetë i lënduari, në përpjekje për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë në prill të këtij viti, para zgjedhjeve të 11 Majit, biznesmeni ishte vizituar nga Elisa Spiropali për t'u përshëndetur si një shembull frymëzues i rikthimit dhe investimit në vendin tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit