“Si ka mundësi që ne të OSHEE s’marrim gjë?” Enea Karakaçi s’u jep bonusin e fundvitit punëtorëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.12.2025, 10:49

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dërguar pranë redaksisë sonë një denoncim shqetësues, i cili hedh dritë mbi mënyrën se si, trajtohen punonjësit e këtij institucioni në prag të festave të fundvitit.

Në fund të çdo viti, në shumicën e vendeve të botës, punëtorët shpërblehen për kontributin e tyre me të ashtuquajturën “rrogë të 13-të” ose bonus fundviti. Në Shqipëri, fatkeqësisht, kjo praktikë shpesh zëvendësohet me shpërblime minimale, ose në disa raste nuk jepet asnjë pagesë shtesë, ndërsa festojnë vetëm drejtuesit.

Pikërisht një rast i tillë po ndodh edhe në OSHEE, ku Enea Karakaçi duket se nuk e ka në plan t’u japë punëtorëve djersën e tyre, atë që u takon. Sipas denoncimit të qytetarit, shpërblimet nuk janë ndarë ende dhe, mesa punonjësit kanë marrë vesh në mënyrë jozyrtare se, ky bonus nuk do të shpërndahet fare. Sipas qytetarit në letra shpërblimi për këta punonjës duhet të jetë 400 mijë lekë të vjetra, por Karakaçi duket se s'ka ndërmend t'i japi.

Pyetja lind natyrshëm: edhe pse thuajse e gjithë kupola e institucioneve është marrë e pandehur nga SPAK, duket se kreu i OSHEE-së, Enea Karakaçi, nuk paska frikë se mund të bëhet pjesë e grupit, ku është dhe 'shefja e madhe'. Ku po i çon Enea Karakaçi paratë e punëtorëve, kur dihet se në OSHEE dorëzohen miliona lekë çdo vit? Si është e mundur që një institucion ku qarkullojnë miliona lekë çdo vit nga pagesat e qytetarëve të mos shpërblejë punonjësit e vet?

Epo, duket se edhe Karakaçi paska mësuar “zanatin” nga më të mirët.

Denoncimi i qytetarit:

Po ju shkruaj nga numër anonim për arsye se e dini që në Shqipëri të “mbysin” partitë.

Ju lutem, a mund ta shtroni këtë problem: si ka mundësi që në OSHEE ne nuk marrim shpërblime, kur dorëzojmë miliona lekë çdo vit dhe edhe këtë vit të ri përsëri nuk japin? Ndërkohë që Balluku ka 300 shtëpi dhe miliona euro pasuri.

Jam punonjës në Kamëz. Kemi pyetur sa për të kaluar radhën, “si nëpër vesh”, pse nuk kemi shpërblim. Ndërkohë, me letra thuhet se janë 400 mijë lekë të vjetra, ndërsa në zyra flitet se jo. Ndoshta po i vjedh dikush…

Ju lutem, bëni ndonjë reportazh. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit