Bashkia gjobit makinat, por injoron mbeturinat pranë shkollës “Petro Nini”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2025, 10:30

Prej disa ditësh dhe javësh, mbeturina të shumta janë lënë të grumbulluara në rrugën “Ymer Kurti”, pranë shkollës “Petro Nini”, në zonën e Tiranës së Re.

Situata përbën rrezik për shëndetin publik, veçanërisht për nxënësit dhe banorët e zonës.

Banorët shprehen se, ndërsa Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake fokusohen në gjobitjen e automjeteve të cilësuara si të braktisura për zënie të hapësirës publike, mbeturinat e shumta qëndrojnë pa u pastruar për periudha të gjata.

Sipas banorëve, edhe pas njoftimit të Policisë Bashkiake, nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e zonës, duke ngritur shqetësime për neglizhencë dhe standarde të dyfishta në menaxhimin e hapësirave publike.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje !keto plera jane per dite e jave te tera keshtu ne qender te Tiranes ne rrugen Ymer Kurti prane shkolles Petro Nini! Dhe bashkia shqetesohet per makinat duke i cilesuar te braktisura sepse kane zene hapesiren publike. Ndersa plerat qe jane burim semundjesh nuk i shqetesojne fare

Ne Tirane te re prane shkolles Petro Nini. Tekefonova policine Bashkiake pasi shohin vetem makinat ti mbysin me gjoba dhe plerat nuk u bejne fare pershtypje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit