Banorët e zonës së “Kasem Caushi” në Mezez janë duke përjetuar një situatë alarmante, që po rrezikon jetën e tyre çdo ditë. Sipas tyre, gjendja e rrugës është kritike, duke bërë të pamundur lëvizjen dhe duke rritur rrezikun e aksidenteve.
Shkarkimet e ujit, gropat dhe infrastruktura e dëmtuar po e bëjnë rrugën pothuajse të paqarkullueshme, duke kërcënuar sigurinë e qytetarëve. Banorët apelojnë që Bashkia e Tiranës të ndërhyjnë urgjentisht për riparimin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit, për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.
Ata thonë se situata është bërë e papërballueshme dhe çdo ditë që kalon pa ndërhyrje rrit rrezikun e aksidenteve në zonë.