Një situatë e rënduar është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, pas përfundimit të ndeshjes Tirana – Elbasan , ku tifozët e ekipit të Tiranës janë përballur me vështirësi për të dalë nga stadiumi
Sipas informacioneve paraprake, dalja e tifozëve është bllokuar për arsye sigurie, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në perimetrin e stadiumit për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur incidente të mundshme.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se tifozëve u është kërkuar të qëndrojnë brenda stadiumit deri në normalizimin e plotë të situatës jashtë tij. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për garantimin e rendit dhe sigurisë.