Arrestohet motoristi i Wolt Albania, shpërndante drogë nëpër Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.12.2025, 21:57

Një motorist i kompanisë së shpërndarjes së ushqimit “Wolt Albania” është arrestuar nga Policia e Tiranës, si pjesë e një operacioni të gjerë antidrogë që goditi një grup kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Erdison Gjella, i cili dyshohet se kamuflonte aktivitetin e paligjshëm duke u paraqitur si motorist shpërndarjeje ushqimi. Hetimet tregojnë se ai përfitonte nga lëvizja e lirë në qytet dhe mungesa e dyshimeve gjatë kontrolleve, për të shpërndarë drogë në zona të ndryshme të Tiranës.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Labirinti 2”, i cili u finalizua pas katër javësh hetime intensive nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Erdison Gjella dyshohet se shpërndante drogë në disa zona të kryeqytetit, duke përdorur motoçikleta të shpërndarjes së ushqimit.

Policia njofton se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, identifikimin e lidhjeve të tjera të mundshme dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit