Benet Beci lë banorët e Grudës së Re të festojnë Krishtlindjen pa drita

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.12.2025, 21:08

Ndërsa sot është vigjilja e Krishtlindjes dhe shumë qytetarë janë mbledhur pranë familjeve për të festuar këtë natë të veçantë, një pjesë e banorëve të Shkodrës po e kalojnë festën në errësirë të plotë.

Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksinë tonë, disa fshatra në zonën e Grudës së Re kanë mbetur pa energji elektrike që prej orëve të pasdites. Banorët shprehen se janë detyruar ta festojnë Krishtlindjen nën dritën e qirinjve dhe të elektrikëve të dorës.

Deri më tani, shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike në këtë zonë të qarkut të Shkodrës mbeten të paqarta, ndërkohë që banorët vazhdojnë të bëjnë gëzuar në errësirë.

Denoncimi i parë:

Përshëndetje! Në një natë të shenjtë si kjo, në vend që vendi të ndrisë edhe më shumë se çdo natë tjetër, ne në zonën e Grudës së Re në Shkodër na mbizotëron errësira. Prej 4 orësh po vuajmë mungesën e energjisë elektrike! Nuk është hera e parë por është një situatë e vazhdueshme. Anonim ju lutem, faleminderit!

Denoncimi i dytë:

Përshëndetje JOQ Albania! Jam një qytetar i Shkodrës, banues në rrethinën e Grudës së Re. Me rastin e Lindjes së Jezus Krishtit sot 50% të ditës na kanë lënë pa energji elektrike. Ja edhe darkën e Krishtlindjes po e hamë me qiri dhe me letrik dore. I bëj thirrje SPAK-ut t’jua q* r*** këtyre qeveritarëve se na i morën shpirtin për së gjalli. As për festa nuk po na len të shijojmë ashtu sikur feston gjithë bota. Kush po bën dallime për këtë natë të madhe, Zoti e vraftë. Gëzuar natën e Krishtlinjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit