Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) në Tiranë ka ndërmarrë këtë të mërkurë masa ndaj kompanisë së përpunimit të mishit “Tona Alb Shpk”. Autoriteti bllokoi 5 ton djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule të këtij subjekti.
Bllokimi i produkteve u bë për shkak të mos përmbushjes së kërkesave për etiketime, konkretisht mungesës së etiketës në gjuhën shqipe.
Përveç bllokimit të produkteve, AKU ka vendosur gjithashtu një gjobë administrative ndaj kompanisë për veprime në kundërshtim me ligjin për etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.