71-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në Zvicër, 3 persona të arrestuar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.12.2025, 19:19

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Zyrih të Zvicrës, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas mediave zviceriane, trupi i të moshuarës është zbuluar pas mesnate, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Policia njofton se tre persona që ndodheshin në banesë në momentin e ndërhyrjes janë arrestuar. Bëhet fjalë për një grua 48-vjeçare dhe dy burra, përkatësisht 51 dhe 27 vjeç.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet zviceriane kanë nisur hetime të plota për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e rastit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar mbi motivet apo lidhjen e të arrestuarve me viktimën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit