6 km trafik në Kakavijë, bllokohen shqiptarët që po kthehen në atdhe

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.12.2025, 19:22

Qytetarët që po kthehen nga Greqia drejt Shqipërisë përmes pikës kufitare të Kakavijës po përballen me trafik të rënduar dhe pritje të gjata, duke mbetur të bllokuar për orë të tëra.

Sipas udhëtarëve, automjetet nuk lëvizin pothuajse fare, ndërsa radha e mjeteve ka kaluar gjatësinë prej 6 kilometrash. Një situatë e ngjashme raportohet edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku fluksi i automjeteve në hyrje të vendit është i lartë dhe qarkullimi zhvillohet me vështirësi.

Kjo gjendje lidhet me periudhën e festave të fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, kur shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi po kthehen në atdhe për të festuar pranë familjeve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit