Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 automjete

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.12.2025, 16:18

Një aksident zinxhir ka ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës. Ngjarja dyshohet se është shkaktuar si pasojë e trafikut të rënduar dhe mungesës së distancës së sigurisë mes mjeteve.

Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka ndodhur në një segment me fluks të lartë qarkullimi, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut. Drejtuesit e automjeteve nuk kanë mundur të frenojnë në kohë, çka ka çuar në përplasjen zinxhir.

Fatmirësisht, nga aksidenti raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa disa persona kanë pësuar lëndime të lehta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit