Hetimet e SPAK/ Shkarkohen vartësit e besuar të Ballukut, krerët e rinj të ARRSH dhe KESH

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.12.2025, 14:53

Gentian Gjyli është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar pas masës “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO, në kuadër të hetimeve të SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Në krye të ARRSH-së është emëruar Ami Kozeli, i cili është liruar nga posti i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndryshimi vjen në një moment kur disa institucione kyçe po përballen me hetime për procedurat e prokurimeve publike.

Ndërkohë, në krye të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është emëruar Viola Haxhiademi, duke zëvendësuar Erald Elezin, i cili gjithashtu ndodhet në arrest shtëpie për akuza të ngjashme. Haxhiademi ka pasur një rol të rëndësishëm prej vitesh në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, fillimisht si drejtoreshë e kabinetit dhe më pas si sekretare e përgjithshme. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, si Kozeli ashtu edhe Haxhiademi do të vijojnë të jenë në varësi të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas SPAK, Gentian Gjyli dyshohet se ka qenë pjesë e skemave që favorizonin kompani të caktuara në tendera, përmes kritereve të ndërtuara në mënyrë selektive dhe përjashtimit të ofertave të tjera. Ndërsa Erald Elezi akuzohet se ka përgatitur dhe miratuar dokumentacion teknik që nuk përputhej me situatën reale të punimeve, duke justifikuar pagesa dhe ndryshime kontraktuale të pajustifikuara. Hetimet sugjerojnë se këto veprime kanë qenë të koordinuara dhe jo të izoluara, duke përfshirë një zinxhir vendimmarrjeje në nivele të ndryshme institucionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit