Në prag të festave të Krishtlindjeve, pika kufitare e Kapshticës po përballet me një rritje të ndjeshme të qarkullimit.
Mësohet se fluksi i lëvizjeve është më i madh në drejtim të hyrjes në Shqipëri, pasi emigrantë të shumtë shqiptarë po kthehen për të kaluar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjeve të tyre.
Por referuar raportimeve të shqiptarëve, autoritetet greke po punojnë me kapacitet të ulët dhe kjo po shkakton vonesa e radhë kilometrike.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë periudhës 19–23 dhjetor nga Kapshtica kanë hyrë 24.141 shtetas, ndërsa kanë dalë 11.844 shtetas shqiptarë dhe të huaj.