“Krishtlindja rreze shprese, mbushim zemrat me dritën e Krishtit”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.12.2025, 13:27

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes, duke i ftuar ata të mbushin zemrat me përulësi, dashuri dhe dritën e Krishtit. Ai theksoi se Krishtlindja nuk është thjesht përkujtimi i lindjes së një mësuesi apo profeti, por ndërhyrja e Perëndisë në histori, si burim shprese, paqeje dhe ngushëllimi për çdo njeri.

Në mesazhin e tij, Kryepeshkopi Joani nënvizoi rëndësinë e dëshmisë së krishterë përmes veprave të dashurisë dhe mëshirës, veçanërisht ndaj atyre në nevojë, duke theksuar se vetëm kështu Krishtlindja merr kuptimin e saj të vërtetë. Ai apeloi që në një botë të trazuar, besimtarët të jenë bartës të dritës së Krishtit, pasi vetëm prania e Tij mund t’i japë jetës kuptim, gëzim dhe shpresë të vërtetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit