Korrupsion pasiv dhe fshehja e të ardhurave, dosja e mjekut kardiolog Edvin Prifti kalon për gjykim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.12.2025, 13:01

Dosja e mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar për gjykim, pasi SPAK dyshon se ai ka marrë rryshfet gjatë ushtrimit të detyrës, në këmbim të kryerjes së ndërhyrjeve kardiake. Sipas hetimeve, këto veprime dyshohet se janë kryer në shtatë raste të ndryshme ndërhyrjesh kirurgjikale.

Mbi Priftin rëndojnë akuzat për veprat penale “korrupsion pasiv” në shtatë raste, “fshehja e të ardhurave”, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “pastrimi i parave”. SPAK pretendon se përfitimet financiare janë marrë si shpërblim i paligjshëm për shërbime mjekësore që duhet të kryheshin në kuadër të detyrës.

Nga ana e tij, mjeku kardiolog i ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm. Prifti ka kërkuar që pafajësia e tij të vërtetohet në gjykatë, ndërsa pritet që procesi gjyqësor të sqarojë rrethanat e çështjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit