Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pak ditë më parë në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, duke ngritur sërish alarmin për sigurinë e mjeteve elektrike. Pavarësisht ndalimit të shpallur me urdhër të ministres Koçiu, vjedhjet e skuterave vazhdojnë të jenë të pranishme në kryeqytet.
Në orët e para të mëngjesit, një qytetari i është vjedhur skuteri që e kishte parkuar jashtë banesës. Sipas pamjeve të siguruara, një person i maskuar afrohet pranë mjetit dhe, duke përdorur një mjet metalik, arrin të hapë kabllon me të cilën skuteri ishte i lidhur.
Pronari i skuterit i bën thirrje autorit të vjedhjes që të kthejë mjetin dhe ta dorëzojë atë, ndërsa apelon për ndërhyrje më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.