Të moshuarit po mbledhin ndihma për familjet në nevojë, kërkojnë më shumë mbështetje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.12.2025, 12:13

Një qytetare, banore e një pallati në Tiranë, në rrugën “Ferit Xhajko”, i është drejtuar redaksisë tonë me një apel të veçantë në këtë prag festash fundviti.

Ajo ka treguar se në pallatin e saj, një grup të moshuarish kanë krijuar një organizatë bamirësie për të ndihmuar familjet në nevojë. Sipas saj grupmosha e tretë e pallatit ka marrë iniciativën për të mbledhur ushqime dhe të tjera ndihma për të shpërndarë tek njerëzit që janë regjistruar pranë zyrës së shoqatës.

Sipas saj përpjekjet për të mbledhur ndihma nga bizneset dhe individët kanë qenë të limituara dhe deri tani janë mbledhur pak ushqime. Aktualisht, rreth 400 persona janë regjistruar dhe presin që ndihmat të shpërndahen.

Qytetarja shpreh dëshirën që më shumë individë dhe biznese të përfshihen në këtë iniciativë pasi kontribut i vogël mund të bëjë diferencën për familjet në nevojë.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje, jam banore ne tirane tek rruga ferit xhajko, tek pallati ku banoj jane nje grup te moshuarish qe kane nje organizate bamiresie, me cfare me kane shpjeguar perpiqen te lidhen me biznese te ndryshme per te mbledhur ushqime per familje ne nevoje, por kane arritur shime pak deri tani, po ju shkruaj duke qene se jeni faqja me e ndjekur, nese eshte e mundur ndoshta edhe te vij dikush te diskutoje me zotrerinjte dhe kush ka mundesi te sjellin ushqime, keta jane moshe e trete qe kane menduar kete forme per te ndihumar, kane nje liste te njerezve qe jane regjistruar dhe presin kush ti sjelli ndihma tjua shperndajne, faleminderit. Atehere ky zotria eshte sekretar tek shoqata, njerezit qe jane ne nevoje vijne tek zyra qe kane ketu. Rregistrohen me ID dhe presin derisa keta te mbeldhin ndihma per tjua shperndare

Por me cfare po me tregonte zoteria kete here thuajse nuk kane mundur te mledhin ushqime. Keto jane cfare kane arritur te mbledhin deri tani, ndera me thone qe jane diku tek 400 persona te regjistruar. Elmaz quhet zotëria, numri i tij eshte ‪+355 68 235 2300‬

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit