Rruga në Skrapar e shembur prej 3 javësh, qytetarët në rrezik çdo ditë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.12.2025, 10:44

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rëndë të një rruge në territorin e Bashkisë Skrapar, e cila prej më shumë se tre javësh ndodhet e dëmtuar dhe pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Sipas qytetarit, rruga është e shkatërruar, me shembje dheu, gurë dhe blloqe betoni të shpërndara në mes të saj, ndërsa mungon plotësisht sinjalistika rrugore. Kjo situatë e bën qarkullimin tejet të rrezikshëm si për drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe për këmbësorët.

Qytetari raporton se si pasojë e kësaj gjendjeje, kanë ndodhur të paktën tre aksidente, ndërsa rreziku mbetet i pranishëm çdo ditë. Ai shpreh shqetësimin se mungesa e reagimit nga Bashkia Skrapar mund të çojë në pasoja edhe më të rënda.

Pamjet e dërguara nga qytetari tregojnë qartë rrezikun real në këtë segment rrugor.

Denoncimi i qytetarit:

Skrapar/ Prej më shumë se 3 javësh kjo rrugë ndodhet në gjendje skandaloze dhe Bashkia Skrapar nuk ka marrë asnjë masë. Rruga është e shkatërruar, me shembje dheu, gurë, blloqe betoni në mes të rrugës, pa sinjalistikë dhe shumë e rrezikshme për qarkullimin.

Si pasojë, kanë ndodhur të paktën 3 aksidente dhe rreziku vazhdon çdo ditë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Pamjet flasin vetë. A do të reagojë Bashkia Skrapar vetëm pasi të ndodhë ndonjë tragjedi?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit