Stani i drogës në Lezhë/ Burg për vëllain e ish-deputetit të PS, kunatin dhe shokun e tyre

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.12.2025, 10:17

Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, duke dënuar në total me 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur. Vendimi lidhet me një aktivitet të strukturuar të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, të zbuluar nga autoritetet gjatë kontrolleve në këtë zonë.

Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, u shpall fajtor dhe u dënua me 4 vite e 4 muaj burg. Gjykata e gjeti atë përgjegjës për përfshirjen në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Ndërkohë, dy të pandehurit e tjerë, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj, u dënuan secili me nga 6 vite e 8 muaj burg. Ata u shpallën fajtorë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, duke çuar në një dënim të rëndë për secilin prej tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit