Gërdeci/ SPAK kërkon dëshminë e sekretares së Bumçit, faks-i ‘Për Shkëlzenin’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.12.2025, 09:34

Në seancën e mbajtur një ditë më parë në GJKKO për çështjen “Gërdeci”, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti listën përfundimtare të provave shkresore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mes tyre është edhe një dokument faks, i dërguar nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, ku në cepin e sipërm majtas figuron shënimi “Për z. Shkëlzen Berisha”. Sipas SPAK, nga këqyrja me sy të lirë konstatohet se ky shënim nuk është bërë me bojë stilolapsi, por ka qenë pjesë e dokumentit origjinal të dërguar me faks, ndërsa poshtë tij është shtuar me stilolaps shënimi “Selimi”.

SPAK bën me dije se shënimi “Për Shkëlzenin” ka qenë pjesë e një pakete dokumentesh të dërguara me faks nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë e Mbrojtjes dhe aktualisht po heton përmbajtjen dhe origjinalitetin e tij. Në kuadër të hetimit, Prokuroria ka administruar edhe tabulatet telefonike të Fatmir Mediut për datën 15.03.2006, ditë që përkon me shpërthimet në fshatin Gërdec. Sipas dokumenteve zyrtare të Albania Mobile Communications sha dhe Vodafone sha, numri 0682072151, i përdorur nga Mediu, ka kryer tre telefonata me numrin në përdorim të Shkëlzen Berishës, konkretisht në orën 16:31 (37 sekonda), 16:41 (32 sekonda) dhe 17:06 (46 sekonda).

Në dhjetor 2023, Shkëlzen Berisha, pas marrjes në pyetje në GJKKO, e cilësoi ndjekjen e çështjes si një “teatër politik”, duke pranuar komunikimet telefonike me Mediut, por duke deklaruar se ato kishin karakter personal. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe vetë Fatmir Mediu, i cili ka mohuar çdo lidhje të Berishës me çështjen Gërdeci. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje të Manjola Agollit, ish-sekretare e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, e cila ende nuk është gjetur. Gjykata i ka dhënë kohë mbrojtjes së Mediut për përgatitje, ndërsa seanca e radhës u caktua më 14 janar. Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi sipas SPAK janë shkelur procedurat për ngritjen e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, ku shpërthimi i marsit 2008 shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur.

SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon

SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon

SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon

SPAK hap provat e vjetra për 'Gërdecin'! Kërkon

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit