Shoferja e “Range Rover” s’pyet për rregulla, futet në parakalim të gabuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.12.2025, 23:47

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, të ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë.

Siç shihet qartë në pamjet video të dërguara në redaksi, një drejtuese mjeti, që lëviz me një automjet tip 'Range Rover' me targa AB 152 KJ, kryen një parakalim tërësisht të gabuar në një rrugë të ngushtë, në një zone të banuar, në kthesë dhe pa asnjë fushëpamje.

Në video dëgjohet qytetari që shprehet:

“Shikoni ça bën kjo me Range Rover. Ka gjithë kohës që parakalon makinat. Shikojeni. Parakalon shumë gabim dhe bllokon komplet rrugën. Këtu jemi në zonën e Freskut.”

Parakalimi kryhet në trafik, në një rrugë ku nuk ka hapësirë të mjaftueshme për një manovër të tillë. Veprimi bie ndesh me rregulloren e qarkullimit rrugor, e cila ndalon parakalimet kur nuk garantohet siguria e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Si pasojë e kësaj manovre, mjeti bllokon plotësisht rrugën, duke penguar qarkullimin normal të automjeteve të tjera dhe duke krijuar rrezik real për përplasje apo aksident, veçanërisht në një zonë të banuar ku mund të ketë edhe këmbësorë.

Raste të tilla shtojnë shqetësimin për mungesën e respektimit të rregullave bazë të qarkullimit dhe për arrogancën në timon, që shpesh kthehet në rrezik për jetën e të tjerëve.

JOQ Albania publikon pamjet për të sensibilizuar drejtuesit e mjeteve dhe për t’i bërë thirrje autoriteteve që të reagojnë ndaj shkeljeve flagrante që rrezikojnë sigurinë rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit