Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur Ryanair me 256 milionë euro për abuzim të pozicionit të saj dominues në treg. Gjoba lidhet me praktikat që kanë kufizuar shitjen e biletave nga agjentët e udhëtimit online.
Sipas Autoritetit, Ryanair ka ndjekur një strategji abuzive për të penguar agjencitë online në shitjen e biletave, duke i detyruar të mos mund të ofronin kombinime fluturimesh dhe shërbimesh të tjera, me qëllim të kufizimit të konkurrencës në treg.
Veprimet e linjës ajrore më të madhe evropiane konsiderohen se kanë ndodhur nga prilli 2023 dhe kanë vijuar të paktën deri në prill 2025.
Ryanair ka reaguar duke njoftuar se do të apelojë vendimin, të cilin e cilëson “ligjërisht të gabuar”.