Nga Ministria e së Vërtetës.
Pas zhdukjes misterioze të verës nga vila në Tiranë, Gys Agasi është fotografuar në Kukës duke ecur i qetë në borë, me disa shishe verë në krah, në atë që autoritetet e përshkruajnë si “migrim sezonal i kantinës”.
Sipas burimeve satirike, vera është zhvendosur për arsye sigurie, pasi “në Tiranë kishte filluar të ndjehej e kërcënuar nga inventarët, doganat dhe kamerat e sigurisë”.
“Është verë që do liri,” – mësohet të ketë thënë Agasi, ndërsa pozonte mes maleve, duke dëshmuar se vera shqiptare jo vetëm pihet, por edhe ecën.
Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se Kukësi u zgjodh si destinacion sepse:
Ndërkohë, SPAK po heton pistën e re se vera nuk është kontrabanduar, por thjesht ka kaluar në statusin “turist malor”, ndërsa serveri i kamerave dyshohet se “ka marrë pushime pa lajmëruar”.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që vera të rikthehet në pranverë, më e pjekur, më e ftohtë dhe pa akcizë.