Harry Kane ka arritur një tjetër sukses të madh, duke zhvilluar një nga sezonet më të forta të karrierës së tij dhe duke thyer një rekord 15-vjeçar të Arjen Robben.
Bayern Munich vazhdon të dominojë Bundesliga-n, duke qenë favorit kryesor për titullin kampion dhe duke krijuar një diferencë të qartë ndaj Leipzig dhe Dortmund.
Protagonisti i këtij dominimi është përsëri Kane, i cili ka shënuar 30 gola dhe ka dhuruar 3 asist në 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet, me një mesatare prej rreth 1.2 golash për ndeshje. Në përballjen e fundit kundër Heidenheim, sulmuesi anglez kaloi kuotën e 100 kontributeve në gola në Bundesliga, duke regjistruar 81 gola dhe 22 asist.
Kane u bë lojtari më i shpejtë në historinë e Bayern që arrin këtë shifër, duke e realizuar në vetëm 78 ndeshje, duke lënë pas legjendën Robben, i cili kishte arritur të njëjtin rekord në 119 paraqitje.