Prej 1 muaji pa paga, punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës protestojnë para QSUT-së

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.12.2025, 15:24

Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në spitalin “Nënë Tereza” kanë dalë sot në protestë pasi prej një muaji nuk kanë marrë pagat.

Për disa minuta ato janë shkëputur nga puna e tyre dhe kanë protestuar para drejtorisë së QSUT-së duke kërkuar rrogat pasi si fundvit që jemi kanë nevoja dhe familje për të mbajtur.

Pas presioneve të drejtuesve, punonjëset janë shpërndarë nga protesta pasi u është premtuar se pagat do të hidhen ditën e hënë.

Nëse të hënën nuk marrin pagat, punonjëset premtojnë se do dalin sërish në protestë.

Denoncimi i stafit:

“Pershendetje Joq, Jemi ne proteste na ndihmoni Jemi punonjeset e lavanteria e spitaleve nene tereza dhe guzhina qe shperndan ushqimin. Sna kan paguar rrogat. Po tani u shperndam dhe po ikim ke vendi punes Se na than te henen do ja u hedhim pagat Por kemi 1 muaj pa marre pagen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit